Serie A

Numrat e Ronaldos, që tani në historinë e Juventusit

Ronaldo “shpëton” Pirlon dhe Juven: ky ishte thelbi i komenteve pas barazimit të bardhezinjve në fushën e Romës. Kërcimi i mrekullueshëm në rastin e golit të dytë ngjason me golin që shënoi sezonin e kaluar kundër Sampdorias në “Marassi”.

Portugezi vendosi firmën e tij si golashënues për herë të tretë në dy javët e para të kampionatit. Është i vetmi me 3 gola, pas tij janë 7 futbollistë me nga dy finalizime. Janë thjesht numra, por që shpesh shpjegojnë se sa madhështor është një lojtar. Numrat e  CR7 flasin vetë.

Ronaldo ka arritur kuotën rekord prej 450 golash të shënuar në pesë ligat kryesore evropiane që nga viti 2003/2004, që shënon debutimin e tij me Manchester United. Është hera e katërt në karrierën e tij që shënon në dy ndeshjet e para të kampionatit (2009, 2001, 2014 dhe 2020). Më parë ia kishte dalë të realizonte në dy sfidat e para kur luante me Real Madridin.

Se sa peshon prania e tij tek Juvja, vërtetohet nga dy të dhëna. Që kur ka mbërritur në Torino, në fakt, fenomeni nga Funchal ka marrë pjesë aktivisht në 69 gola të Serisë A (55 gola dhe 14 asistime), të paktën 43 më shumë se çdo lojtar tjetër i Juventusit. Në pak më shumë se dy vjet, që kur zbarkoi në Itali, është lojtari që ka shënuar më shumë gola (55), 7 prej të cilëve me kokë. Dhe përsëri nuk është i kënaqur. “Nuk ishte rezultati që donim, por me shpirtin ekipor do të bëhemi më të fortë se kurrë”, – shkroi ai në Instagram pas dygolëshit ndaj Romës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency