Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Nuriu: Te Dinamo, për të bërë diçka të mirë

Prej disa vitesh Dinamo po noton në ujëra të turbullta, një skuadër e cila synon nga viti në vit të mbijetojë mes vuajtjeve në Kategorinë e Parë. Dikur një emblemë e futbollit shqiptar, sot blutë e kryeqytetit po tentojnë ringritjen, nëpërmjet një projekti që sheh investimin te të rinjtë premtues, që gërshetohet me futbollistët me eksperincë. Nën urdhërat e një embleme të klubit, ish-futbollistit Igli Allmuça. janë lojtarë të sprovuar në elitë si Peqini dhe Gjata, por gjithashtu edhe të rinj premtues si Doksani, Hasa apo Nuriu. 19-vjeçari Rei Nuriu ka qenë një lojtar stabël i formacionit dinamovit në pjesën e parë të kampionatit, të cilën e vlerëson me nota pozitive.

Ndjehem mirë në ekip. Pjesa e aprë e sezonit për mua dhe ekipin ishte pozitive dhe shrpesojmë të vazhdojmë kështu. Lojtarët me eksperiencë po na ndihmojnë shumë.

Pavarësisht se nuk është më një skuadër pretendente, për këta të rinj presioni është i madh, pasi 15-herë kampionët të cilët dikur luftonin për trofetë, sot duhet të bëjnë llogaritë për mbijetesën. Prej disa sezonesh fatura e turpërimit me rënien në Kategorinë e Dytë ndihet si një çekan mbi kokë për futbollistët e rinj, si pasojë e histories së klubit.

Presioni është i madh sepse Dinamo është një fanellë e rëndë. Shpresojmë që rezultatet të vijnë me kalimin e kohës.

Mesfushori shkatërrues është një produkt i Tiranës, por që konfirmimin e kërkon te skuadra tjetër e kryeqytetit. 19-vjeçari e kalon me një batutë rivalitetin historik midis bluve dhe bardhebluve.

Na kanë pritur shumë mirë te Dinamo, pastaj edhe Dinamo bardheblu është si tirana. Shpresojmë të bëjmë diçka të mirë.

Nuriu ka qënë pjesë e përfaqësueses së 20-vjeçarëve në miqësoren ndaj Gjeorgjisë të zhvilluar në muajin nëntor, teksa për të ëndrra mbetet të veshë në të ardhmen fanellën e 21-vjeçarëve të Shqipërisë.

Synimi im është të paraqitem sa më mirë me ekipin tim dhe të grumbullohem sërish në kombëtare.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...