UFC

Nurmagomedov-Gaethje, dueli i “titanëve” në SuperSport

Një përballje titanësh për nga rëndësia që dy luftëtarët kanë. Ndoshta nuk zotërojnë staturën e gjigantit, sepse dueli më i rëndësishëm i vitit në UFC do të zhvillohet për peshën e lehtë, por përballë janë dy më të mirët e viteve të fundit dhe pse jo dy nga më të mirët e të gjitha kohërave: Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje.

Nga “Fight Island”, në Abu Dabi, drejtpërdrejt në ekranet tuaja nëpërmjet SuperSportit, duke nisur nga ora 20:00 e kësaj të shtune, do të mund të përjetoni sfidën e sfidave, një kampion përballë një tjetër kampioni. Luftëtari nga Dagestani, i cili zotëron gjerdanin e artë në peshat e lehta në UFC ka një rekord të përsosur: 28 ndeshje, 28 fitore.

Absolut në një nga stilet që artet marciale të përziera e kanë në listë, mundja. 10 fitore i ka për dorëzim të kundërshtarit, 8 me “knock-out”. Ka kaluar një periudhë të vështirë 32 vjeçari, për shkak se në muajin qershor u nda nga jeta babai i tij, që ishte edhe forca më e madhe psikologjike, trajneri i tij i parë dhe këshilluesi më i madh.

Nuk zbriti në “Octagon” kundër Tony Ferguson, për shkak të pandemisë, duke bërë që dueli me amerikano-meksikanin të shtyhej për herë të 5-të, por tashmë do të jetë në “Octagon”, në Abu Dabi, pas pak më shumë se 1 viti. Herën e fundit mposhti pikërisht në Abu Dabi Dustin Poirier.

Përballë Justin Gaethje, një tjetër mundës i ashpër, por që në ndryshim nga Khabibi nuk e ka përdorur stilin e mundjes që në çastin kur u kthye në luftëtar i arteve marciale të përziera, madje të ngjan më shumë si një boksier. 24 fitore, 19 me “knock-out” dhe 2 humbje. 31-vjeçari i lindur në Arizona, me baba me origjinë gjermane dhe nënë meksikane, gjunjëzoi duke e dominuar superduelin ndaj Tony Ferguson më 10 maj, duke fituar të drejtën për të sfiduar kampionin.

I pyetur për strategjinë që do të përdorë ndaj Nurmagomedovit, përgjigjja ishte e drejtpërdrejtë: “Do t’i thyej hundën! Një superduel që do të ndezë “Octagonin” në “Fight Island” në Abu Dabi dhe në ekranin e SuperSportit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency