Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Nurmagomedov justifikohet për sherrin: McGregor u tall me mua

Khabib Nurmagomedov shpjegoi arsyet e sherrit që nisi në fund të ndeshjes së shekullit mes tij dhe Connor McGregor, sfidë e vlefshme për titullin kampion në UFC. Rusi fillimisht kërkoi ndjesë por u justifikua me faktin se irlandezi e kishte provokuar dhe ishte tallur me të.

NDJESA – “Si fillim dua t’i kërkoj falje “Komisionit Atletik të Nevadës” dhe qytetit të Las Vegasit. E di se nuk tregova anën time më të mirë”, tha fillimisht fituesi i duelit të mbrëmshëm, i cili më pas deklaroi se situata ishte e ekzagjeruar, duke i kujtuar gazetarëve se Mekgregor ka bërë gjëra më të rënda në të shkuarën dhe nuk është dënuar.

JUSTIFIKIMI-“Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin se përse unë u hodha nga kafazi. Ai ka fyer fenë time, vendin dhe babain tim. Ai ka sulmuar në të shkuarën një autobus dhe gati vrau disa persona, për këtë duhet të shqetësoheni. Se kuptoj pse merren me mua”

FITORJA-“Media e ka ndryshuar pak sportin e arteve marciale të kombinuara (MMA). Është një sport ku respekti vihet në radhë të parë dhe jo ngacmimet e kota midis kundërshtarëve. Dua ta ndryshoj këtë sport. Nuk dua që të ketë ofendime midis kundërshtarëve mbi baza fetare, kombëtare ose familjar.Ju thashë. Ai dhe gjithë skuadra e tij dinë vetëm të dorëzohen . Ju a thashë, nëse do të bënte një gabim do e kapja dhe do të dorëzohej. E quajnë kampion bote në dy pesha të ndryshme. Por, sot ai u dorëzua dhe prandaj ky brez është këtu me mua”, përfundoi Khabib Nurmagomedov.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...