Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nurnbergu i merr pikë Bayernit, titulli çështje e hapur

Bayerni i Mynihut nuk përfitoi nga humbja 2-4 e Borussias së Dortmundit ndaj Schalkes për të për “vrarë” përfundimisht garën për titull në Bundesligë. Bavarezët barazuan 1-1 në fushën e Nurnbergut duke e çuar në dy pikë diferencën me verdhezinjtë, çka do të thotë se shpresat e Dortmundit për titullin kur janë në lojë 9 pikë, mbeten reale.

Skuadra e Niko Kovacit ishte madje me fat, pasi në minutën e 2-të shtesë Leibold i Nurnbergut humbi një 11 metërsh, me topin që përfundoi në shtyllë.

Të dyja skuadrat e gjetën rrjetën në pjesën e dytë, teksa takimi i zhbllokua nga Pereira në minutën e 48-të, por Gnabry kthey baraspeshën në rezultat në të 75-ën.

Në tri javët e fundit, Bayerni mund t’ia lejojë vetes edhe një barazim (Bayern-Hannover, Leipzig-Bayern, Bayern-Eintracht Frankfurt) për t’u shpallur kampion, ndërsa dy barazime ose një humbje, shoqëruar me tri fitore të Dortmundit, do të bënin që titulli të shkonte për verdhezinjtë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...