Merkato

Nwabueze drejt Turqisë, e konfirmon menaxheri turk!

E ardhmja e kryegolashënuesit të Kategorisë Superiore, Kyrian Nwabueze me shumë gjasa do të jetë në Turqi, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një kalim në Superligën turke apo në Ligën e Parë të sulmuesit nigerian me pasaportë amerikane, gjithsesi largimi i tij nga Laçi duket i sigurt. Një parashikim të tillë e ka bërë menaxheri turk Gural Bergen i cili ka hedhur grepat për të siguruar sa më shumë futbollistë cilësorë nga tregu ballkanik. Duke parë krizën financiare për shkak të koronavirusit, klubet turke po shikojnë më shumë nga vendet me të ardhura të pakta ku futbollistët kanë paga të ulta si për shembull në Shqipëri për të gjetur elementë cilësorë. Tashmë Gural mbron interesat për Turqinë të Kyrian Nwabuezes dhe në një intervistë ka folur me superlativa për futbollistët që luajnë në Shqipëri.

“Kohët e fundit kemi kontrolluar kryesisht Poloninë, Shqipërinë dhe Serbinë dhe jemi fokusuar aty. Të ardhurat e lojtarëve në Ballkan nuk janë aq të larta sa në Turqi dhe sigurisht që do të kenë dëshirë që të vijnë në vendin tonë. Edhe ne do të përfitojmë nga ky aspekt pasi do të marrim lojtarët më me nivel. Pas pandemisë, merkato do të ndryshojë rrugën e saj dhe mendoj se Turqia do të orientohet nga vendet ballkanike. Do të rritim cilësinë tonë dhe do të ketë më shumë progres”, deklaroi ai.

Emri i parë që ka piketuar menaxheri turk është ai i golashënuesit më të mirë të Superiores deri tani, Kyrian Nwabueze. Sulmuesi nuk dihet ende nëse do të japë kontributin e tij për Laçin në vijimin e sezonit për shkak të problemeve fizike, por ka autorizuar Bergen që t’i gjejë një skuadër në kampionatin turk. “Kemi marrë autorizimin për përfaqësimin e tij në Turqi dhe po punojmë për t’i gjetur një ekip. Ka edhe lojtarë të tjerë atje”, garantoi menaxheri turk.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency