Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nwabueze me probleme në zemër? Vjen sqarimi i Laçit

Në një shkrim të kësaj të hëne në një medie sportive në vend, që i referohej asaj që kishin zbuluar mediet sllovene mbi gjendjen shëndetësorë të sulmuesit më të mirë të momentin në Superiore, shkruhej së Kyrian Nwabueze (deri tani ka shënuar 11 gola) kishte patur probleme në zemër kur luante në Slloveni në radhët e ND Goricia. Për të qartësuar opinionin sportiv në vend ka reaguar me një qëndrim zyrtar klubi i Laçit, që thekson se ka qenë në dijeni të problemeve që ka patur Nwabueze, por futbollisti nigerian me pasaportë amerikane i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ka marrë “ok” nga një kirurg i njohur në Amerikë për të vijuar karrierën në nivelet më të larta.

Reagimi i Laçit:

“Kyrian Nwabueze është një nga lojtarët tanë kryesorë dhe shifrat janë ato që flasin për të. Ditën e sotme është raportuar në media për një problem në zemër të sulmuesit tonë, referuar atyre çka shkruajnë mediat e huaja, në Slloveni kryesisht. Çuditërisht, kur kanë kaluar 11 javë kampionat, kur Nwabueze ka shënuar 11 gola, kur i ka shënuar Hapoel Beer-Sheva dhe ka marrë lavde për ato që ka dhënë në fushë, gjendet një problem që mund të ketë objektiv edhe shpërqendrimin tonë.

Klub Football Laçi ka qenë në dijeni mbi problematikën që lidhet me Nwabueze dhe normalisht është interesuar shumë para se të nënshkruante me të. Jemi në dijeni që lojtari ynë ka bërë një ndërhyrje në kujdesin e kardiologut më të mirë në botë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili edhe e ka garantuar atë dhe ne që Nëabueze mund të luajë futboll në nivele të larta. Që lojtari ynë të luante në kualifikueset e Europa League, do të duhet të kalonte me sukses testet mjekësore, sikurse i ka kaluar edhe testet fizike.

Klubi ynë ka dorëzuar në UEFA një raport të detajuar të gjendjes së lojtarit dhe problematikës shëndetësore që ai ka dhe kemi marrë “OK”-in. Sikurse edhe kuptohet, Nëabueze mund të luajë lirisht si futbollist profesionist, sikurse ka bërë më parë në SHBA, Armeni, Slloveni, Maqedoni, Kosovë dhe së  fundi me Laçin, këtu në Shqipëri.

Klubi ynë është i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të çdo futbollisti dhe kurrsesi nuk do të donte të rrezikonte jetën e ndonjërit prej tyre. Edhe njëherë, kërkojmë nga mediat dhe kushdo tjetër që të informojë saktë, jo thjeshtë bazuar nga informacionet që mund të gjejnë online. Nwabueze është i shëndetshëm dhe i gatshëm të japë maksimumin e tij për të realizuar objektivat që kemi si klub. Kjo është e gjithë e vërteta rreth tij.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...