Kategoria Superiore

Nwabueze shpalos objektivat: Golashënuesi më i mirë dhe vendi i dytë

Kyrian Nwabueze, i lindur në Nigeri, i rritur në rrethinat e Los Agelesit në SHBA, ka prvouar kampionate të ndryshme në Slloveni, Armeni e Maqedoninë e Veriut e  deri tek ai i Kosovës dhe aktualisht është një nga surprizat e bukura të Kategorisë Superiore.  5 gola të realizuar me Laçin, 4 në kampionat një në Europë, e 2 asiste e bëjnë 26-vjeçarin një nga figurat kryesore në këtë fillim sezoni. Sulmuesi tregon në një prononcim për SuperSport përjetimet e tij në këtë përvojë të re, duke mos anashkaluar edhe objektivin personal në fund të sezonit

Personalisht, ndihem shumë mirë, kam përvojën time në futboll dhe mendoj që kampionatin shqiptar është shumë i fortë. Objektivi im është të shënoj gola. Përpiqem dhe punoj çdo ditë që të përmirësohem, kërkoj ta dërgoj veten time në maksimum, të jem i dobishëm për veten dhe për skuadrën. Jam i sigurt që do bëj gjëra të mira këtu. A mund të jem golashënuesi më i mirë në fund? Kam shumë besim tek vetja, ndaj pse të mos ndodhë, por, e përsëris, më duhet të punoj shumë çdo ditë.

Laçi e ka nisur me “faull” këtë sezon dhe vendi i 8-të është dëshmia më e mirë e një fillimi negativ, por Nwabueze ka fund besim se bardhezinjtë do ta ndryshojnë rrjedhën e këtij edicioni.

Nuk e kemi filluar me maksimumin e mundshëm, por besoj se do të ringrihemi. Kjo skuadër ka cilësi, gjithçka do të shkojë në rrjedhën e duhur. Tani kemi një trajner të ri dhe shumë shpejt do të gjejmë atë ritëm që të gjithë po kërkojmë, jam i bindur që rezultatet do të vijnë.

Kthesa 180 gradë duhet të vijë këtë të shtunë ndaj një skuadre të konsideruar pretendente si Tirana. Përballja, sipas 26-vjeçarit, nuk do të jetë aspak e thjeshtë

Po e presim me padurim këtë ndeshje kundër Tiranës, duhet të reagojmë pas rezultateve të fundit. Mendoj se do të jetë një duel shumë i forte. Kam besim tek vetja dhe te skuadra ime dhe jam i bindur se do bëjmë shumë mire.

A është e mundur që Laçi të shpallet kampion pavarësisht situatës aktuale? Nwabueze nuk i ka humbur shpresat dhe vijon ta ushqejë ambicien për objektiva të mëdha .

Mendoj që në fund do jemi në kuotat e larta të renditjes, mjafton të mos dorëzohemi dhe të punojmë me të gjitha forcat: ne, si lojtarë, trajneri, stafi drejtues, të gjithë së bashku si një familje. Dëshira ime është ta mbyllim mes dy vendeve të para, shpresoj shumë, por kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency