Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Nxehet” Thuchel: Boll folëm vetëm për Lukakun, kjo qasje, e gabuar

Thomas Tuchel kërkon të largojë vëmendjen nga Romelu Lukaku, i cili përfundoi edhe një herë në qendër të kritikave pas paraqitjes së tij negative në humbjen 1-0 ndaj Manchester City-t:

“Bëjmë gjithçka për të ndihmuar Romelunë. Mendoj se është absolutisht e gabuar të flitet vetëm për të, sepse do të thotë të fokusohesh te një lojtar. Ai është një lojtar kyç, por për mua kjo qasje është gabim”.

Trajneri gjerman më pas nënvizoi se në futboll duhet të vlerësohen paraqitjet e të 11 futbollistëve që zbresin në fushë.

“Ky është një sport ekipor, jo 10 lojtarë në shërbim të njërit. Ky nuk është Chelsea dhe nuk është futbolli. Çdo lojtar është në shërbim të skuadrës. Ky është parim dhe nuk do të ndryshojë kurrë”.

Lukaku ka shënuar vetëm 8 gola në 22 paraqitje këtë sezon me fanellën e Chelsea-t: 5 në Premier League, 2 në Champions League dhe 1 në FA Cup. Goli i fundit daton 29 dhjetorin e kaluar kundër Brightonit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...