Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Nxënës i Guardiolës, Wengerit dhe Mancinit, Sylvinho: Jam me fat, por dua të prezantoj futbollin tim

Trajneri i ri i Shqipërisë, Silvinho, ka luajtur futboll nën drejtimin e emrave të mëdhenj si Pep Guardiola dhe Wenger, pa harruar faktin që ka punuar si ndihmës i Mancinit tek Interi apo i Tites te Brazili.

“Jam një njeri me fat, vite më parë kam pasur trajnerë si Wengerin, Gurdiolën, Mancinin. Te Brazili kam bashkëpunuar me Titen. Nëse je trajner, duhet të bësh gjëra që i beson. Kur mendoj për Mancinin, kam shumë respekt, por dua të prezantoj futbollin që unë besoj. Janë lojtarët që duhet të bëjnë diçka më shumë. Ritmi, taktika mund të ndryshojnë, por dëshira e lojtarëve duhet të jetë e njëjtë. Ata duhet të japin 100% në fushë, zemrën, shpirtin.

Siç e tha dhe Duka, jemi takuar në Milano. Është një projekt shumë ambicioz. Jam një person që punoj shumë, pata një shtysë në zemrën time për të marrë përsipër këtë detyrë.”

Bashkëpunimi me Zabaletën dhe Dorivën

Kam luajtur me Zabaletën te City, kemi raport të rëndësishëm. Brazil-Argjentinë është përballje me rivalitet, por jashtë fushës kemi shumë respekt. Pablo tha diçka shumë të rëndësishme, i ka marrë disa kartonë të kuq në karrierë. Duhet të luajmë futboll agresiv, por jo të dhunshëm. Mendoj se do të kemi bashkëpunim shumë të mirë me Zabaletën dhe Dorivan. Jam i bindur që do të bëjmë punë të jashtëzakonshme me këta futbollistë. Duam të përçojmë idenë e duhur për futbollin, sesi të arrijmë rezultatin, duhet të rremojmë në të njëjtin drejtim. Nuk do të na mungojë asnjëherë shpirti në fushë.

Prononcimi i shkurtër i Dorivës: “Falënderoj FSHF-në që na solli këtu për të bërë këtë punë. Jam shumë i lumtur që jemi këtu për të kryer një punë të madhe. Kemi kontakte me miqtë tanë në Itali për të marrë informacione për lojtarët e Shqipërisë.”

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...