Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nxorri shpatullën ndaj Napolit, Gasperini pesimist për Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti e filloi si titullat takimin Atalanta-Napoli (1-3), por ndeshja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare zgjati vetëm 63 minuta. 29-vjeçari pësoi një dëmtim dhe trajneri i ekipit zikaltër u detyrua ta zëvendësonte me danezin Joakim Maehle.

Gjimshiti, i cili debutoi në Serie A pikërisht ndaj Napolit (2 maj 2016), u dëmtua në shpatull. “Nuk mendoj se do ta kemi të gatshëm Beratin për sfidën e së enjtes, atij i doli shpatulla”, deklaroi pas ndeshjes Gian Piero Gasperini.

Atalanta luan të enjten sfidën e parë çerekfinale të Europa League përballë Leipzigut. Dueli kundër nënkampionëve të Gjermanisë do të zhvillohet në
“Red Bull Arena” (7 prill), ndërsa dueli i kthimit në Itali më 14 prill.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...