Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Oaktree apo Suning, çfarë rrezikon Interi nga përplasjet për pronësinë

Oaktree apo Suning, çfarë rrezikon Interi nga përplasjet për pronësinë
Oaktree apo Suning, çfarë rrezikon Interi nga përplasjet për pronësinë

Ndërkohë që Simone Inzaghi, futbollistët dhe tifozeria zikaltër përgatiten për kurorëzimin zyrtar si kampionë të Italisë, me ceremoninë që do të mbahet të dielën pas ndeshjes me Lazion në “San Siro”, klubi po kalon momente vendimtare në nivel pronësie.

Grupi Suning, që zotëron edhe pjesën dërrmuese të aksioneve, duhet të shlyejë kredinë pranë fondit Oaktree brenda të martës, për të mos humbur zotërimin e klubit zikaltër dhe deri tani përpjekjet duket se janë të pasuksesshme.

Kjo pasi amerikanët e Oaktree këmbëngulin që familja Suning të shesë klubin, ose në të kundërt të marrin pronësinë dhe ta shesin vetë, duke u kthyer atyre pjesën e parave që u korrespondon nga aksionet që u mbeten.

Nga ana tjetër, i nxitur edhe nga një 3-vjeçar mjaft pozitiv në aspektin ekonomik e sportiv, por edhe optimizmi për të ardhmen, grupi Suning ka ndryshuar plane dhe dëshiron të transferojë borxhin në një tjetër fond, për të mbajtur aksionet dhe për të shitur klubin në të ardhmen me çmim akoma më të lartë.

Lexo edhe:

Opsioni më i mundshëm është që Zhang të mos arrijë një marrëveshje sponsorizimi dhe Oaktree të marrë zotërimin e klubit, për ta shitur dhe për t’i kthyer grupit Suning pjesën e parave që i takojnë nga aksionet që do t’i mbeten.

Një tjetër opsion është që Oaktree t’i zgjasë periudhën e huadhënies grupit Suning me 6 muaj apo një vit, me kushtin që këta të fundit ta shfrytëzojnë kohën për të shitur aksionet dhe shlyer detyrimet.

Opsioni i tretë dhe ai më pak i mundshëm, është që Oaktree të miratojë marrëveshjen e Zhang me fondin Pimco, për të marrë paratë që i takojnë dhe për të hequr dorë përfundimisht nga klubi zikaltër.

Në këtë mënyrë Zhang do të fitonte edhe tre vite kohë për të rritur edhe më shumë vlerën e klubit dhe për ta shituar më pas edhe më shtrenjtë, por ky opsion nuk preferohet shumë nga Suning.

Çfarë rrezikohet në aspektin sportiv?

Thuajse asgjë. Kjo pasi drejtuesit sportivë të klubit si Marotta dhe Ausilio janë të blinduar me kontrata afatgjata. Për më tepër, si nën menaxhimin e Zhang, ashtu edhe nën atë të Oaktree, nuk do të mungojë mbështetja për klubin, pasi rezultatet pozitive sportive janë rruga e vetme për të rritur çmimin e aksioneve në treg.

Në këtë mënyrë, si me Zhang, ashtu edhe me Oaktree, synimi do të mbetet i njëjtë, ecuria sa më pozitive, me qëllim që të rritet marka dhe si rrjedhojë çmimi i klubit, për t’u shitur më pas në të ardhmen e afërt.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...