Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Objektivat e Ronaldos, dy rekorde të tjera historike me Juventusin

Gjatë karrierës së tij Cristiano Ronaldo ka fituar tituj pa fund, qofshin këto në nivel klubi, kombëtareje apo personalë, ndërsa nuk i kanë munguar as rekordet që do të mbeten gjatë në botën e futbollit.

Prej verës së 2018-ës portugezi është pjesë e Juventusit dhe edhe tani me klubin bardhezi ka si objektiv të vendosë dy rekorde të tjera që mund të hyjnë në historinë e sportit më popullor në botë.

Kështu pasi është shpallur golshënues në kampionatin anglez me Manchester United dhe në atë spanjoll me Realin e Madridit, Ronaldo mund të bëhet i pari futbollist në botë që fiton titullin e golshënuesit, nëse ia del të renditet në krye edhe në kampionatin italian me Juven.

Natyrisht që gjërat këtë sezon nuk janë vetëm në dorën e yllit portugez, pasi kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur deri në fund të kampionatit, sulmuesi i Lazios Ciro Immobile kryeson me 4 gola më tepër në renditjen e golshënuesve.

Një tjetër rekord që synon Ronaldo, është të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të 6 në karrierë, si asnjë futbollist tjetër më parë, pasi e ka fituar kompeticionin më të rëndësishëm europian një herë me Manchester Unitedin dhe 4 herë me Real Madridin.

Edhe këtu rruga nuk është aspak e lehtë, pasi fillimisht do të duhet të përmbysin humbjen në ndeshjen e parë ndaj Lyonit dhe më pas të vijojnë me fazën e çerekfinaleve e në vijim, për të shpresuar të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...