La Liga

Objektivi i dyfishtë, Atletico Madrid merkato tek ekipi i Serie A

Dusan Vlahovic vijon të mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesi po shkëlqen me Fiorentinën në Serie A, aty ku kryeson renditjen e golashënuesve me 16 realizime sezonale.

21-vjeçari pëlqehet nga disa klube të mëdha të Premier League, por garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Atletico Madrid, që e cilëson si zëvendësuesin perfekt të Luis Suarez.

“Colchoneros” e kërkuan edhe në verën e kaluar sulmuesin e ekipit nga Firence, ndërsa tani po projektojnë një goditje të dyfishtë te Fiorentina. Mediet spanjolle shkruajnë se Diego Simeone do edhe Nikola Milenkovic.

Mbrojtësi dhe sulmuesi serb kanë kontratë deri në vitin 2023 me Fiorentinën, që ka bllokuar largimin e tyre në janar dhe shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e tyre në fund të sezonit.

Quiz/ Sa mirë e kujtoni vitin 2021 në futboll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency