Pavarësisht se investimet në merkato nuk kanë munguar nga drejtuesit gjatë viteve të fundit, Manchester United po vuan për t’u rikthyer skuadra që kishin frikë të gjithë në Premier League dhe Champions League.
Djemtë e Erik ten Hag e kanë filluar keq kampionatin anglez – gjashtë pikë në pesë ndeshje – ndërkohë që sonte përballen me Bayern Munchen në Gjermani. Takimi i parë në grupin A në Champions, aty ku bëjnë edhe Galatasaray e Copenhagen.
Lexoni edhe:
- “Tërmet” te Marseille, trajneri Marcelino jep dorëheqjen
- Pasuesi i Flick, Gjermania gjen trajnerin e ri për Europianin e shtëpisë
- Edicioni i pestë i FSHF Sunday League / Hidhet shorti dhe përcaktohet kalendari i kampionatit amator 9×9
- Napoli fiton sigurinë në prapavijë, rikuperohet Rrahmani
Pikërisht nga rivalët e mbrëmjes së sotme, “Djajve e Kuq” synojnë një përforcim. Bëhet fjalë për Serge Gnabryn, të cilin tekniku Ten Hag e pëlqen shumë. Për karakteristikat që ka dhe faktin që bën disa pozicione në ofensivë.
Dhe mbi të gjitha ka aftësinë për të shënuar gola dhe e njeh futbollin ishullor. Shtypi britanik shkruan se United do të ofrojë rreth 50 mln në fundin e sezonit për kartonin e 28-vjeçarit, i cili ka luajtur më parë në Angli. Me Arsenalin dhe WBA.
Gnabry është një ndër lojtarët më të dalluar te kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që është pjesë fikse edhe e kombëtares gjermane. Me fanellën e së cilës ka shënuar 22 gola në 43 takime të zhvilluara.
