Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Objektivi i përbashkët në merkato, Conte “përplaset” me Mourinhon

Nico Elvedi po paraqitet mjaft mirë me Borussia Monchengladbach në Bundesliga. Qendërmbrojtësi ka edhe një vit kontratë dhe gjermanët nuk po arrijnë ta bindin të rinovojë kontratën, kështu që verë do tentojë ta shesin.

Futbollisti 26-vjeçar ka tërhequr vëmendjen në Itali dhe në Angli, ku Tottenham dhe Roma po e ndjekin dhe duhet të përgatitin një ofertë për Gladbach.

LEXO EDHE: 

Italianët janë ata që po këmbëngulin më shumë sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla. Klubi gjerman e vlerëson Elvedin 15 deri në 20 milionë euro. Mbrojtësi luan në Bundesliga prej verës së vitit 2015, kur la skuadrën e Zurich.

Lojtari helvet, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë, numëron 43 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Zvicrës.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...