Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Objektivi i ri për ofensivën, Milani në sulm për një kampion bote

Thiago Almada është emri i ri që ka dalë në skenë në lidhje me ofensivën e Milanit. 22-vjeçari argjentinas, pjesë e Atlanta në MLS prej shkurtit të vitit 2022, është një nga objektivat e klubit italian.

Almada luan si mesfushor i avancuar, ndërkohë që mund të luajë edhe në krahët e sulmit. Ai ishte pjesë e kombëtares së Argjentinës në Botërorin Katar 2022, që u mbyll me triumfin e kombëtares latine.

Lexo edhe:

GDS shkruan se ish-lojtari i Velez pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe trajneri Stefano Pioli. Almada numëron tri ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Argjentinës.

Për rolin e mesfushorit ofensiv flitet edhe për japonezin Daichi Kamada. 26-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Eintracht Frankfurt.

Nëse nuk zyrtarizohet akordi me Kamada, Milani do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e argjentinasit Almada.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...