Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Objektivi i Romës, Mourinho do të bashkohet me sulmuesin pas 13 vitesh

Jose Mourinho kërkon me ngulm një sulmues. Emra si Alvaro Morata apo Marco Leonardo janë të paarritshëm dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë hedhur sytë nga Marko Arnautovic.

Një emër i njohur për “Special One”, pasi austriaku me origjinë serbe, ishte pjesë e Interit të Mourinhos në suksesin historik të tripletës në vitin 2010.

34-vjeçari është pjesë e Bolognas, ekip me të cilin ka shënuar 24 gola në Serie A në dy sezonet e fundit.

Lexo edhe:

Arnautovic është entuziast për transferimin te Roma dhe ribashkimin me Mourinhon. Dhe po pret që të arrihet marrëveshja ekonomike mes dy klubeve.

Roma ofron 3.5 mln euro për kartonin e sulmuesit, por Bologna kërkon 10 mln euro për ta lënë të lirë.

Distanca është e madhe dhe akordi është larg për momentin. Por, drejtuesit e Romës do të vijnë me një tjetër propozim për shërbimet e Arnautovic.

I cili po pret me padurim të transferohet te finalistët e Europa League dhe të punojë përsëri me trajnerin portugez.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...