Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Objektivi im është Botërori në vitin 2026”, Dele Alli: I njoh mirë cilësitë që zotëroj!

Dele Alli nuk zbret në fushë prej 26 shkurtit të vitit 2023, kur në atë periudhë aktivizohej në radhët e turqve të Besiktas. Më pas erdhi transferimi te Everton dhe një dëmtim që nuk e lejon ende të prekë fushë.

Megjithatë, optimizimi te lojtari nuk mungon dhe së fundmi ish-lojtari i Tottenham thekson se e njeh mirë kualitetin që posedon ndërsa shtoi se objektivi i tij është pjesëmarrja në Kupën e Botës së vitit 2026.

Lexo edhe: 

“E njoh shumë mirë kualitetin që zotëroj si futbollist, e di se çfarë mund të bëj nëse jam në gjendjen e duhur fizike dhe psikologjike. Këto muaj kanë qenë shumë të vështirë dhe mezi pres të rikthehem sërish në fushë. Objektivi im kryesor është pjesëmarrja në Kupën e Botës së vitit 2026.

Njerëzit thonë se nuk luaj prej një viti, por unë e njoh mirë veten time. I vetmi objektiv që kam është Botërori. E falenderoj Evertonin sepse të gjithë në klub janë treguar shumë të mirë me mua, dua të qëndrojë në Premier League dhe të rikthehem në nivelet maksimale. Kur të rikthehem gjithçka do të jetë më e bukur”, u shpreh Alli.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...