Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Objektivi kryesor mbetet Championsi, Xavi rotacion masiv ndaj Cadizit

Xavi po përgatit një rotacion masiv për ndeshjen e kësaj të shtune (21:00) në “Nuevo Mirandilla”. Edhe pse Barça është ende në lojë, ta paktën matematikisht, për titullin e La Liga-s, prioritet, aq më tepër pas rezultatit të ndeshjes së pare në Paris, është Champions League.

Objektivi kryesor është mbrojtja e futbollistëve veteranë. Lewandowski i pezulluar dhe Gündogan nuk do të luajnë. Të dy ishin ndër më të mirët në “Parc des Princes” dhe stafi i trajnerëve i konsideron ata kyç për ndeshjen e kthimit.

Është thelbësore që ata të rikuperohen fizikisht dhe të kenë këmbë të freskëta në “Montjuic”. Xavi do të ndryshojë krejtësisht sulmin. Raphinha dhe Lamine duhen gjithashtu të freskët për ndeshjen e dytë me Parisin. João Félix, Vitor Roque dhe Ferran Torres pritet të formojnë treshen e sulmit në ndeshjen e fundjavës në kampionat.

Lexo edhe:

Sulmi nuk është reparti i vetëm që do të ketë ndryshime. Një mundësi është që Christensen të luajë qendërmbrojtës dhe para repartim të pasmë do të jenë të dy, De Jong dhe Pedri, me Fermin më të avancuar.

Ky opsion do t’i jepte mundësi Sergi Robertos të luante në krahun e djathtë. Héctor Fort ose Marcos Alonso mund të luajnë në krahun e majtë.

Një formacion me shumë ndryshime, që do të formohej nga: Ter Stegen; Sergi Roberto, Koundé ose Araújo, Christensen, Fort; Pedri, De Jong, Fermín; Ferran, Vitor Roque dhe João.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...