Formula 1

Objektivi real i Ferrarit, vendi i tretë pas Mercedesit dhe Red Bullit  

Çmimi i Madh i Bahreinit po troket dhe Ferrari po përgatitet të nisë një sezon të ri me disa risi të rëndësishme krahasuar me të kaluarën e afërt. Drejtuesit e Maranellos kanë vendosur t’i besojnë gjithçka pilotit Charles Leclerc, për të tashmen dhe të ardhmen, duke i garantuar atij një rinovim shumëvjeçar të kontratës dhe duke i vënë në krah një pilot mjaft të ri, por tashmë me përvojë, spanjollin Carlos Sainz, që zë vendin e katër herë kampionit të botës, Sebastian Vettel.

Te Ferrari synojnë përmirësimin e performancës së makinës, pas një sezoni për t’u harruar, që u mbyll me një vend të gjashtë zhgënjyes për konstruktorë.

SF1000 provoi se ishte një nga “kokëkuqet” më të dobëta të të gjitha kohërave, kështu që nuk është e lehtë të synosh pozicione të larta, duke marrë parasysh pikënisjen e projektit SF21.

Rregullorja teknike nuk ka pësuar ndryshime të mëdha krahasuar me kampionatin e fundit, teksa pritet të ndodhë një revolucion i vërtetë në vitin 2022, kështu që arritjet në pistë mund të jenë të ngjashme me ato të vitit 2020.

Ferrari ka punuar shumë për të kapërcyer hendekun e motorit në krahasim me rivalët, por ekipet e tjera gjithashtu kanë bërë përparim këtë dimër, kështu që një panoramë e saktë e situatës do të ofrohet vetëm në fund të kualifikueseve të para të sezonit, në Sakhir.

Objektivi real për prodhuesin emilian duhet të jetë arritja e vendit të tretë, menjëherë pas Mercedesit dhe Red Bullit. Një rezultat më i mirë do të ishte shumë befasues dhe do të përfaqësonte një pikënisje të jashtëzakonshme në funksion të një cikli të ri, por konkurrenca është jashtëzakonisht e ashpër dhe duket si një ndërmarrje shumë e vështirë për t’u arritur. Të mposhtë Alpine, Aston Martin, AlphaTauri dhe McLaren, rivalët e mesit të tabelës, do të jetë e vështirë për Ferrarin, edhe për atë që u kuptua gjatë provave, por ekipi i Maranello do ta luftojë fort, në çdo pistë, deri në garën e fundit të kampionatit.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency