Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

“Objektivin e kam thënë në qershor dhe nuk e ndryshoj”, Dede: Na pret një sezon i luftuar!

Elbasani barazoi të shtunën me rezultatin 3-3 në një miqësore te luajtur në stadiumin Selman Stermasi përballë Tiranës. Verdheblutë këtë sezon prezantohen me një projekt serioz dhe kërkojnë rikthimin në Superiore. Pas ndeshjes me kryeqytetasit, trajneri Nevil Dede në një prononcim për mediat u shpreh se e vlerëson shumë personalitetin e skuadrës së tij edhe pse shtoi se të tijtë gabuan në disa momente përballë kryeqytetasve.

“Deri diku jam i knënaqur nga skuadra, interpretuam një nga mënyrat tona të lojës në pjesën e parë. Pjesa e parë ishte më e mirë se e dyta, pavarësisht se në pjesën e dytë patëm më shumë raste për shënim. Ajo që më kënaq është personaliteti dhe motivimi i grupit, pastaj gabimet individuale ishin evidente. Kemi gabuar te të tre golat, e kemi pasur ne topin në zotërim.

Por, prandaj është kjo periudhë dhe stërvitjet për të rregulluar dhe minimizuar gabimet, por edhe për të harmonizuar grupin. Duhet të marrim parasysh se është një skuadër e re, ndaj pranohen edhe luhatjet. E rëndësishme është të mos ketë luhatje të mëdha, por të jenë vetëm momentale. Kemi edhe dy javë në dispozicion, kemi ndërtuar një program që të jemi gati për kampionat.

Lexo edhe:

Disa nga lojtarët vuajtën fizikisht, kjo pranohet përballë Tiranës, ata ndoshta kanë qenë gati për të luajtur që këtë javë ndërsa ne kemi edhe dy javë kohë. E rëndësishme është që u bë ndeshje korrekte, më shqetëson vetëm pak Klemente Bobi, shpresoj të ketë një goditje të lehtë dhe jo serioze pasi ishte edhe debutimi i tij”.

Ndërkaq, Dede theksoi edhe njëherë tjetër se objektivi është një dhe i vetëm, rikthimi në elitë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

“Objektivin e kam thënë që në qershor, është një dhe i vetëm. E kemi me detyrim që duhet të jemi në Superiore sezonin tjetër, por duhet të kalojmë një sezon të vështirë me kundërshtarë të fortë ku lufta sportive është maksimale. Duhet t’i kalojmë shkallët një nga një, të ngjitemi njëherë në kat të parë më pas në kat të dytë”, u shpreh Dede.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...