Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Odegaard i zhgënjyer nga Zidane, kërkon largimin nga Reali

Kthesë radikale në situatën e Martin Odegaard. Norvegjezi, i përjashtuar nga Zidane nga ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Alcoyano, ka kërkuar të largimin nga klubi “merengues” për shkak të mungesës aktivizimit nga trajneri i “Los Blancos”.

Odegaard nuk është i kënaqur me rolin e tij te Real Madridi (367 minuta), kështu që ai ka bërë të qartë klubit dëshirën e tij për të lënë skuadrën e Madridit, për të kërkuar minuta në një ekip tjetër.

Zidane dëshiron ta ketë në dispozicion norvegjezin për shkak të mungesës së alternativave në qendër të fushës, por gjithçka tregon se ai do të duhet të pranojë largimin e një futbollisti që nuk i jepet rëndësi.

Përballë kësaj situate, norvegjezi po sheh mundësinë e kthimt te Real Sociedadi. Klubi nga San Sebastiani do ta mirëpriste mesfushorin me krahë hapur. Odegaard ishte “nënshkrimi” i vetëm i Madridit verën e kaluar, pasi Zidane vendosi ta kthente nga huazimi te Real Sociedadi, që dëshironte të kishte mesfushorin edhe një tjetër sezon.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...