Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ofendoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Arnautovic pezullohet një ndeshje

Marko Arnautovic e paguam me një ndeshje pezullim sjelljen ofenduese të Alioskit të Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi shtatlartë me origjinë serbe, për rrjedhojë do të humbë ndeshjen me Holandën, e dyta në grup për Austrinë. Komisioni i Disiplinës në UEFA, pasi shqyrtoi me kujdes të gjitha provat filmike, vendosi ta dënojë me një ndeshje pezullim 32-vjeçarin, duke mos marrë parasysh as faktin që sulmuesi u kërkoi falje të gjithë shqiptarëve nëpërmjet një postimi në Instagram.

Federata e futbollit e Maqedonisë së Veriut të hënën kishte paraqitur një kërkesë në UEFA për të ndëshkuar Arnautoviçin me shkak të shpërthimit të tij nacionalist në momentin e festimit të golit.

Arnautovic, autor i golit të tretë ndaj Maqedonisë, i aktivizuar si zëvendësues i Sabitzer në minutën e 59-të, u fokusua nga kamerat duke shkëmbyer fjalë të nxehta me Alioskin, ndërsa mediet fillimisht raportuan se ai kishte përdorur fjalë fyese me sfond racist ndaj Bejtullait.

Gjithsesi, Alioski, në një prononcimin për gazetarin e SuperSportit, Glend Tafaj, theksoi se në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh. Kështu ka ndodhur në fund të sfidës Austri-Maqedoni e Veriut, teksa Arnautovic ka kërkuar ndjesë duke shkuar madje në dhomën e zhveshjes së skuadrës kundërshtare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...