Featured

Oferta e Chelsea-t për Raphinhan “largon” Brojën nga “Stamford Bridge”

Skuadra e Chelsea-t është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian të Leeds United, Raphinha. Blutë e Londrës kanë bërë ofertë zyrtare për lojtarin që kërkohet prej kohësh edhe nga Barcelona. Rreth 55 milionë stërlina është shuma e ofruar nga londinezët, të cilët duket se nuk do t’i bëjnë vend në formacion “yllit” kuqezi, Armando Broja, i sapokthyer nga huazimi te Southamptoni.

Zhvillimet te Chelsea kanë rritur shpresat e West Hamit për blerjen e sulmuesit shqiptar. “Çekanët”, në fakt, e kërkuan edhe verën e kaluar, por Chelsea preferoi ta huazonte sulmuesit te “Shenjtorët”.

Sipas “Sky Sports”, Broja është në listën e objektivave të trajnerit David Moyes për dritaren e verës, ku përparësi është pikërisht blerja e një sulmuesi që siguron një kuotë të caktuar golash. Gazetari i Sky Sports, Dharmesh Sheth, pohoi se Chelsea i ka kërkuar 25 milionë stërlina West Hamit për Brojën e tashmë pret një ofertë zyrtare nga “Hummers”, e cila do të formulohet shumë shpejt. Javën e kaluar gazetari i “Telegraph”, Jason Burt tha se Chelsea po refuzon çdo interesim të klubeve të tjera për sulmuesin shqiptar dhe nuk po nxiton ta shesë atë, por nëse zyrtarizohet blerja e Raphinhas dhe nuk shitet një mes Ëerner apo Pulisic, atëherë londinezët mund të pranojmë ofertën për 2-vjeçarin. Një mundësi është që Broja të përfshihet në tratativat mes klubeve për transferimin e Declan Rice në “Stamford Bridge”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency