Leipzigu nuk heq dorë nga Lois Openda, i cili ndihmoi Lensin me golat e tij të shpallej nënkampion në Ligue 1 dhe të siguronte rikthimin në Champions League pas shumë vitesh.
23-vjeçari belg (9 ndeshje dhe 2 gola me Kombëtaren) ishte edhe në orbitën e Milanit, por ai kushton shumë për financat e kuqezinjve. Ndërkohë, klubi gjerman po përgatit ofertën e katërt në drejtim të Lensit.
Lexo edhe:
- Vllaznia europiane, SuperSport sjell emocionet nga Irlanda e Veriut
- Nuk ka më dyshime, Firmino zyrtarisht futbollist i Al Ahlit
- Reali fiton “El Clasicon” e merkatos për talentin turk
- Zyrtare/ Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit
Me tri të parat që janë refuzuar nga francezët, por e fundit pritet të sjellë më në fund “tym të bardhë”. Drejtuesit e Leipzigut e kanë rritur propozimin e tyre në 43 milionë euro + bonuse.
Ofertë që do të pranohet nga homologët e Lensit. Openda e ka gjetur prej kohësh marrëveshjen me Leipzigun. Dhe pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare.
Gjatë sezonit të fundit, që korrespondoi me herën e parë që luante në Ligue 1, Openda realizoi 21 gola në kampionat. Më mirë se ai, vetëm Mbappe (29), Lacazette (27) dhe David (24).
