Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Oferta marramendëse nga Arabia, Ramos e tundojnë milionat në fundin e karrierës

Arabia Saudite është duke investuar fuqishëm në botën e futbollit teksa kërkon të shndërrohet në një kopje të MLS për të transferuar yjet europiane që janë në perëndim të karrierës. Reklama më e mirë për shtetin arab është padyshim Cristiano Ronaldo me portugezin që zgjodhi të kalonte në radhët e Al Nassr.

Tashmë, edhe klubet e tjera të kampionatit kërkojnë t’i kundërpërgjigjen Al Nassr duke qenë se fuqia ekonomike nuk iu mungon. Emri i Lionel Messit është një nga më të përfolurit ndërsa së fundmi në skenë del edhe Sergio Ramos. Sipas L’Equipe, mbrojtësit spanjoll i ka ardhur në duar një ofertë prej 30 milionë euro në sezon.

Lexo edhe:

  1. Zbulohen dokumentat, Abramovich financonte një tjetër klub gjatë pronësisë te Chelsea
  2. Arsenali kampion në javën e fundit? Biletat në Emirates shkojnë deri në 60.000 euro
  3. “Te Chelsea më quajnë gomar”, Havertz: Nuk mërzitëm, është kafshë speciale!
  4. Messi nuk ka dyshime për të ardhmen, rinovon me PSG dhe luan Botërorin në Amerikë

Për momentin, Ramos nuk ka kthyer përgjigje dhe po merr kohën e tij me përfaqësuesit e lojtarit që do të mundohen në ditët në vijim të rrisin edhe më tej ofertën duke pretenduar 50 milionë. Një ofertë e cila më pas do të bëhej e parezistueshme për Ramos që do t’i kalonte vitet e fundit të karrierës duke shijuar një pagë stratosferike dhe që do të ishte katërfish më e lartë nga ajo që përfiton aktualisht te PSG në Francë.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...