Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Oferta nga Inter dhe Milan, presidenti i Empolit vendos të ardhmen e Asllanit

Kristjan Asllani është padyshim zbulimi i sezonit te Empoli. Talenti i kombëtares ka treguar maturi në qendër të mesfushës duke u shndërruar në një pikë orientimi për Empolin, ndërkohë që ka treguar se kur i vjen mundësia di edhe të shënojë apo asistojë.

Në këtë formë, një “xhevahir” vetëm 20-vjeçar si Asllani, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga klubet më të mëdha teksa Inter apo Milan e kanë pasur nën vëzhgim. Megjithatë, sa i takon sezonit të ardhshëm duke se Asllanin do ta shohim sërish te Empoli ose të paktën këtë pretendon presidenti i klubit, Fabrizio Corsi. Ky i fundit thekson se Empoli nuk ka nevojë për para që vijnë nga merkato, ndërsa shton se Asllani i ka bindur të gjithë në klub.

“Falë aftësive të tij, Asllani ka fituar një vend në Serie A. I ka bindur të gjithë dhe shpresojmë ta kemi në dispozicion edhe për një tjetër sezon. Klubi e ka më të nevojshme të kompletojë organikën në merkato se sa të bëjë para nga ajo. Ne në merkato do të mundohemi të mbrojmë elementët tanë më të mirë”, u shpreh Corsi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...