Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Oferta nga Premier League dhe LaLiga”, Uzuni: Skema e Sylvinhos më favorizon!

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer me Granadën në LaLiga 2. Sulmuesi i kombëtares realizoi një gol në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Villareal B në transfertë, ndërsa shkon në kuotën e 15 golave në total duke udhëhequr renditjen e golashënuesve në LaLiga 2. Në një intervistë për emisionin “Analizë Kuq e Zi” në SuperSport, Uzuni foli gjatë për sezonin me Granadën, ofertat në merkato, pa harruar edhe kombëtaren.

“Goli më i bukur ka qenë kundër Sporting Gijonit me roveshatë. Përshtatja e menjëhershme kudo ku luan, sekreti? Nuk ka një sekret, e vetmja detyrë është se duhet t’i dedikosh kohë dhe të jesh i fokusuar. Përshtatja vjen nëse je i përqendruar tek ajo që kërkon të arrish”.

Shënon nga të gjitha pozicionet? “E mira nuk ka fund, por po luftoj fort në stërvitje dhe punoj gjithashtu edhe pas stërvitjes. Kërkojmë gjithnjë e më shumë nga vetja, dua të përmirësohem gjithnjë”.

Kur shënon Uzuni, fiton edhe skuadra… “Segunda Divizion është e vështirë, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë si duam ne. Më ka thënë edhe Bare se nuk është e lehtë të shënosh në LaLiga 2, por unë asnjëherë nuk i kam marrë gjërat falas dhe e vlerësoj kohën që po marr tani. Kur unë shënoj ekipi lirohet dhe merr fitoret më lehtë. Nga sezoni i kaluar na janë larguar shumë lojtarë dhe unë jam lojtari që bën pak më shumë diferencë”.

Ku ndjehet më mirë në sulm Uzuni? “Shifrat e tregojnë që 70% të golave janë shënuar nga unë, më pëlqen të luaj afër portës, në qendër të sulmit”.

Trajneri i ri i kombëtares Sylvinho, do të ndryshojë edhe skemë? “Nuk e di saktësisht, kam pasur një telefonatë me trajnerin e ri dhe folëm pak për ekipin kombëtar. Nuk e di me çfarë skeme luan, e kam parë që luan me 4-3-3 dhe më vjen më shumë përshtat. Pres që të sulmojmë më shumë dhe me vjen mirë se do të kem më shumë raste. Ai është i lumtur me golat që po shënoj, duhet të jemi një ekip i bashkuar. Kam pyetur në klub dhe më kanë folur shumë mirë për Sylvinhon, i kam thënë se shpresoj që të përmirësohem me të”.

Çfarë na pengoi në ndeshjet e kaluara kualifikuese? “Presioni i tepërt rëndoi se të gjithë prisnin që të fitonim të gjitha ndeshjet”.

Grupi i lojtarëve? “Mendoj se pak lojtarë janë që e kanë provuar europianin dhe ne të rinjtë duhet të jemi më të uritur dhe të bashkuar për ta arritur aty. I kemi cilësitë dhe kualitetin për ta bërë këtë, por duhet të jemi të bashkuar për një qëllim”.

Kualifikimet në mars për Europianin, e nisim kundër Polonisë? “E dimë forcën e Polonisë, por jemi të barabartë në fushë, duhet të tregojmë karakter dhe të mos i vlerësojmë më tepër seç duhet”.

Si duket grupi kualifikues, ke folur me lojtarët e tjerë të kombëtares? Nuk kemi luksin të mendojmë se është një ndeshje e lehtë, fusha e tregon. Është një grup i arritshëm pasi nuk kemi kundër kombëtare si Anglia apo Franca që janë të papërballueshëm.

U bë kohë që nuk luaj majtas, por për mua është kënaqësi të luaj me kombëtaren dhe të përfaqësoj kombin e familjen”.

15 gola me Granadën, 17 me Apoloninë, synon rekord? “I kam vendosur një qëllim vetes, kur ishim në fazë përgatitore i thashë çunave se do të shënoja 20-25 gola. Nisën të qeshnin shokët, por tashmë më komplimentojnë”.

Merkato? “Edhe në merkaton e janarit ka pasur interes nga Premier League dhe LaLiga, por nuk dua të nxitohem dhe të bëj gabim. Tani kam një klauzolë 14 milionë euro ndërsa në La Liga shkon në 28 milionë euro. Ka edhe shumë ndeshje, nuk jam i lumtur asnjëherë me veten. Ka kohë deri në verë, tani rinovova me Granadën”.

A ke folur me lojtarët shqiptarë në Turqi? “Fola me Roshin, është një situatë e keqe për Turqinë. Ndjehem keq pasi janë shumë njerëz që po vuajnë”, u shpreh Uzuni.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...