Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Ofertë konkrete për “modelin” e Arsenalit, kapiteni i Milanit mes milionave dhe zemrës

Hector Bellerin ka zhvilluar një sezon të mirë te Real Betis, por spanjollët e kanë të vështirë ta mbajnë në ekip mbrojtësin e krahut që është nën kontratë me Arsenalin.

Paga e tij e lartë është e papërballueshme për klubin nga Andaluzia, ndërkohë që për Bellerin është interesuar gjatë kësaj periudhe edhe Atletico Madrid.

Tani në listën e klubeve që e duan mbrojtësin është shtuar edhe Villarreal, që madje është më konkret dhe ka në plan të bëjë edhe një ofertë për të.

“Nëndetësja e verdhë” është e gatshme t’i ofrojë klubit të Arsenalit shumën e 10 milionë eurove për transferimin e Bellerin, ndaj priten zhvillime.

Alessio Romagnoli ka marrë një tjetër ofertë nga Lazio, të përmirësuar në aspektin financiar, por sërish më të lartën e ka nga Premier League. Fulham, i rikthyer në elitën e futbollit anglez, i ofron qendërmbrojtësit të larguar nga Milani 4 milionë euro në sezon dhe një kontratë të vlefshme për katër sezone.

Mediet në Itali raportojnë se Romagnoli po e merr në konsideratë këtë ofertë të klubit londinez, por Lazio nga ana tjetër po tenton ta shfrytëzojë faktin që qendërmbrojtësi është një tifoz i tyre. Veçse një rol protagonisti në ekip, ata i ofrojnë edhe një pozicion në klub pasi të përfundojë karrierën.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...