Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ofertë tunduese për kapitenin e Milanit, klubi i Premier League “parakalon” Lazion

Alessio Romagnoli është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Milani. Kapiteni e ka humbur postin e titullarit te kampionët e Italisë. Lazio është e interesuar prej kohësh për shërbimet e qendërmbrojtësit italian, të cilit i ka përfunduar kontrata me kuqezinjtë.

Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare po bisedon me drejtuesit e Milanit dhe agjentin e Romagnolit, por një klub i Premier League është futur në garë. Lazio i ofroi 2.8 milionë euro në sezon 27-vjeçarit, por Sky Sport Italia raporton se një klub ishullor ka ofertë më të mirë për të.

Fulham, që u rikthye në Premier League dhe që është i interesuar edhe për Thomas Strakoshën, ka gati nië pagë sezonale prej 4 milionë eurosh për lojtarin e prapavijës. 19 ndeshje zhvilloi Romagnoli sezonin e fundit me Milanin.

Dëshira e tij është të mbetet në Serie A dhe të vijojë karrierën në Italia, por klubi londinez i ofron më tepër para. Lojtari po mendohet, teksa tani pritet reagimi i Lazios.

Për kapitenin e Milanit ka interesim edhe nga Aston Villa e Newcastle, por drejtuesit e Fulham i kanë bërë propozim konkret dhe për momentin ndodhen në avantazh ndaj rivalëve.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...