Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ofertë tunduese për Zaniolon, klubi anglez “parakalon” Milanin

Nicolo Zaniolo ka përfunduar në merkato. 23-vjeçari dëshiron kalimin te Milani, lojtari ofensiv ka arritur akordin me kampionët e Italisë, por mungon marrëveshja mes dy klubeve.

Kuqezinjtë kërkojnë huazimin e Zaniolos me të drejtë blerje në fund të sezonit për 18 milionë euro, por kjo ofertë nuk e kënaq Romën, që ka marrë një propozim tundues nga Premier League.

Bournemouth po tenton të firmosë me lojtarin e përfaqësueses italiane dhe ka gati 30 milionë euro për klubin kryeqytetas, duke i lënë Romës edhe 10% të kartonit.

Verdhekuqtë janë gati ta pranojnë milionat e Bournemouth dhe po shtyjnë Zaniolon të vijojë karrierën në ishull, ndërkohë që tani pritet reagimi i Milanit, që e ka të pamundur të barazojë ofertën e klubit anglez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...