Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ola Aina bind Torinon për ta blerë nga Chelsea

Paraqitjet e mira të Ola Aina në pjesën e parë të sezonit kanë bindur drejtuesit e Torinos për të blerë përfundimisht mbrojtësin nga skuadra e Chelsea-t. 22-vjeçari u transferua në Itali verën që kaloi në formë huazimi, ndërkohë që është kthyer në një nga lojtarët kyç të formacionit të Mazzarrit. Për blerjen përfundimtare të mbrojtësit, klubi “Granata” duhet t’i paguajnë klubit anglez rreth 10 milionë euro. Mbrojtësi nigerian ka bërë 20 paraqitje në Seria A me fanellën e Torinos, ndërkohë që ka arritur të gjejë një herë rrugën e rrjetës.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...