Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Olayinka nuk do vishet kuqezi, grumbullohet nga Nigeria

Pak ditë më parë me një deklaratë të tijën për mediat çeke pas golit që realizoi ndaj Interit në Champions Peter Olayinka i hapi dyert kombëtares shqiptare duke theksuar se do ta mirëpriste një ftesë nga kuqezinjtë dhe se ishte i gatshëm të luante për skuadrën e drejtuar nga Edy Reja. Por shpresa e të gjithë shqiptarëve për të parë ish-talentin e Skënderbeut të mbajë veshur fanellën e Shqipërisë ka marrë fund shumë shpejt, pasi sulmuesi 23-vjeçar është grumbulluar për herë të parë nga kombëtarja e vendit të tij të lindjes Nigeria. Trajneri Gernot Rohr e ka përfshirë Olayinkën në listën prej 23 lojtarësh që janë thirrur për dy sfidat miqësore të muajit tetor që Nigeria do të ketë ndaj Brazilit dhe Singaporit. Në fakt bëhet fjalë vetëm për 2 ndeshje miqësore që nuk do t’i hiqnin të drejtën Olayinkës për të përfaqësuar Shqipërinë në të ardhmen edhe nëse luan në këto dy sfida por gjithsesi fakti që është grumbulluar tregon që drejtuesit e federatës nigeriane të futbollit e kanë në planet e tyre futbollistin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...