Olimpiku i Marsejës turpërohet në çerekfinale të Kupës së Francës nga ekipi i Ligës së Dytë franceze, Annecy.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Takimi e zhbllokoi Veretout në favor të Marsejës, por Annecy kthye rezultatin falë golave të Dion dhe Muanga.
Në minutën e 85-të Alexis Sanchez humbi 11-metërsh, gjithsesi goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën gjashtë shtesë e mban firmën e Mughe.
Lexo edhe:
- Zyrtare/ Struga vendos për trajnerin, prezanton Shpëtim Duron
- Sterling nuk i ndahet Chelsea-t, sulmuesi në “borxh” me tifozët
- Ish-volejbollistja zbulon propozimin pervers të Neymarit
- Ofendimi i gjyqtarit të katërt që tërboi Mourinhon
Për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohej në gjysmëfinale u goditën penalltitë, plot tetë seri.
Penalltinë e serisë së tetë të Marsejës e humb Balerdi, me skuadrën e Ligë së Dytë që nisi festën e shfrenuar.
