Connect with us

Hi, what are you looking for?

Pekin 2022

Olimpiada Dimërore, dominim i Norvegjisë, zhgënjen Rusia

Norvegjia është shndërruar në një superfuqi në sportet dimërore. Vendi nordik bëhet gati për të triumfuar sërish në Lojërat Dimërore Pekin 2022. Kur kanë mbetur thjesht dy ditë që të përfundojë Olimpiada e Pekinit, Norvegjia është shkëputur ndjeshëm, duke kryesuar klasifikimin e përgjithshëm me plot pesë medalje ari më shumë se Gjermania. Ka fare pak gjasa që gjërat të ndryshojnë në dy ditët e fundit të Lojërave të 24-ta Dimërore, kështu që vendi nordik bëhet gati për të festuar triumfin e dytë radhazi, duke pasur parasysh natyrisht edhe Olimpiadën e zhvilluar në Pyeongchan, në Korenë e Jugut, katër vjet më parë.

Interesant është fakti se edhe tetë vjet më herët, në Olimpiadën e Sochit, Norvegjia i mbylli lojërat dimërore me po aq medalje të arta 11, sa edhe Rusia, që ishte vendi organizator, por vendi nordik siguroi në fund vetëm 5 medalje argjendi kundrejt 10, që mori gjithsej seleksioni rus.

Këtë radhë në Olimpiadën e Pekinit Norvegjia kryeson me 15 medalje ari, 8 argjendi e 11 bronzi, ndërsa Gjermania ndjek në vendin e dytë me vetëm 10 medalje të arta. Shtetet e Bashkuara për momentin kanë po aq medalje ari sa edhe Kina 8, ndërsa Holanda, Suedia dhe Zvicra renditen në pozicionet pesë, gjashtë dhe shtatë, me nga 7 medalje ari.

Rusia është zhgënjimi i madh i këtyre lojërave. Aktualisht përfaqësuesja ruse klasifikohet në vendin e dytë për nga numri i përgjithshëm i medaljeve, 27. Vetëm Norvegjia ka grumbulluar më tepër medalje në total 34, sidoqoftë gjysma e tyre janë medalje bronzi dhe rendimenti i deritanishëm i ekipit rus është 5 medalje ari, 9 argjendi dhe 13 bronzi.

Në ditën e 17-të të Olimpiadës së Pekinit u zhvilluan pesë gara finale. Në biathlon, në disiplinën “mass start” 12,5 kilometra për femra triumfoi francezja Justine Braisaz – Bouchet, që la prapa dy norvegjezet Tiril Eckhoff dhe Marte Olsbu Roiseland, të cilat u pozicionuan respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Vendi nordik u kundërpërgjigj te gara e meshkujve. Kështu në disiplinën “mass start” 15 kilometra për meshkuj, sportisti i mirënjohur Johannes Thingnes Bo, fitoi i shkëputur, duke siguruar medaljen e katërt të artë në kategorinë e biathlonit në Lojërat Dimërore të Pekinit.

Suedezi Martin Ponsiluoma mori medaljen e argjendtë, ndërsa podiumi u plotësua nga norvegjezi tjetër Vetle Sjastad Christiansen. Në freestyle u zhvilluan gjithashtu edhe dy finale të tjera. Fillimisht te femrat në disiplinën “halfpipe” medaljen e artë e meritoi kinezja Eileen Gu, që mposhti dy kanadezet Cassie Sharpe dhe Rachael Karker.

Medalja e tretë në total për adoleshenten kineze, në Olimpiadën e Pekinit, në freestyle. Duke llogaritur gjithashtu edhe medaljen e artë në kategorinë “big air” 18-vjeçarja e lindur në San Francisko i mbylli këto lojëra dimërore me 2 medalje të arta dhe 1 argjendi. Te meshkujt në Genting Snow Park në kategorinë “ski cross” dy vendet e para u fituan nga sportistët zviceranë. Ryan Regez u kurorëzua kampion olimpik, duke mundur sportistin tjetër helvet Alex Fiva, ndërsa podiumi u kompletua nga rusi Sergey Ridzik.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...