Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Olsi Rama: E pashë me vëmendje, një detaj s’më lejon ta cilësoj të rregullt golin e Vllaznisë

Partizani duhet të presë sërish për të thyer Vllazninë, rival të cilin nuk e mposht prej korrikut të vitit 2020. Dy skuadrat u përballën mes tyre në “Elbasan Arena” në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Sfida përfundoi në barazim 0-0. Kuqeblutë e Plorit shënuan golin e fitores me anë të Ante Aralica (90+3’), por kryesori Ferataj e anuloi pasi pa gjithçka në VAR.

 

Administratori i përgjithshëm i klubit kryeqytetas, Olsi Rama foli për mediet pas ndeshjes. Golin e sulmuesit kroat e cilësoi të parregullt, teksa ndër të tjera tha:

Sulmuesi i Vllaznisë ka vënë dorën te Masanga për t’u ngritur, këtë e pashë me përsëritje. Që të jem korrekt kur ankohem për arbitrat… Por të mos e kisha parë si detaj, do të kisha thënë që ishte gol i rregullt.

 

Mendoj se faulli ka qenë te Masanga, pastaj u mbetet arbitrave që ta interpretojnë”, deklaroi zyrtari i “Demave” në lidhje me rastin që ka krijuar polemika. Më pas një koment për ndeshjen dhe barazimin e bardhë.

Barazimi nuk kompromenton asgjë, pasi e mira e Kupës është që janë dy ndeshje. E dinim që duhej të shkonim për të fituar me Vllazninë në Shkodër. E dimë që duhet ta bëjmë edhe në ndeshjen në kampionat.

Mbaj mend një herë e një kohë një ndeshje të Juventusit ndaj Bajernit, Allegri shprehej: “Dua të dalim 0-0”. Por, atëherë ishte rregulli i golit në fushë kundërshtare, e tani nuk është më.

Do të na duhet patjetër që në çdo situatë të gjejmë golin, duhet të kthejmë e gjejmë atë aromën e golit, të kthehemi fitues”, deklaroi Olsi Rama. Sfida e kthimit do të luhet pas dy javësh në “Loro Boriçi”.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...