Kategoria Superiore

Olsi Rama, në “Zona Gol”: Hasani, një nga lojtarët më të mirë…, 9 pikë s’janë shumë

Ferhan Hasani te Partizani është lajmi kryesor i mbrëmjes së kësaj të shtunë. Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, në një lidhje direkte me “Zona Gol” e pranoi që është takuar me “Buban”, duke e lënë ende engimë firmën me 30-vjeçarin.

“Hasani është një nga lojtarët më të mirë shqiptarë në qarkullim. Unë kam një marrëdhënie miqësore dhe sa herë vjen në Tiranë takohemi dhe bëjmë çdo llojë muhabeti, përfshirë edhe futbollin. Pashë edhe fotografitë dhe nuk u fsheha fare, pasi isha në mes të bllokut dhe takova dy miq të mirë nga Maqedonia e Veriut. Hasani do të përforcnte jo vetëm Partizanin, por edhe ekime më të mira.”

Partizani, për titull: “Dua të vë në dukje një deklaratë timen, që kam bërë në fund të kampionatin e kaluar. Kemi pasur dy ndeshje me Bylisin dhe Vllazninë dhe që aty çaluam deri në fund të kampionatit. Tirana në derbi ishte rreth 8 pikë larg dhe në kampionatin tonë 9 pikë tani nuk janë shumë.”

Gjykimi në derbi: “Dua t’i mbështes arbitrat gjithmonë. Derbi kishte probleme, por nuk ndikoi në rezultat. Kam parasysh kartonin e kuq të Bardhit apo penalltinë e Melos. Këto momente kapin “mat” arbitrat. Ishin gjyqtarët më të mirë të Superliores, kam respekt për Jorgjin dhe Metën. Siç na bëjnë neve kritika ashtu edhe ne bëjmë kritika ndaj gjyqtarëve në mënyrë që të përmirësohen akoma më shumë. Penalltia e Melos ishte njësoj si ajo e Liverpoolit në Angli. Kujtoj këtu edhe penalltinë kundër që kemi marrë ndaj Kukësit. lojtari gjuajti topin e më pas u përplas me portierin dhe për këtë u vendos penallti.

Sjellja e Bathës: “Bardhi dhe Batha morën kartonin e parë të verdhë, të dy njësoj. Batha e mori kartonin për reagimin që bëri ndaj lojtarit tonë dhe ky rast duhej ndëshkuar me karton të kuq. Kartonin e dytë të verdhë e mori për ofendim dhe jo për faullin. Nuk është aspak e hijshme për Bathën që ka luajtur me Partizanin të ofendojë stolin e Partizanit. Është e pafalshme për një lojtar si ai që të bëjë këto gjeste”.

Çështja “Çinari”: Përgjigjësi mbajnë disa rregulla të vjetra të FIFA-s. Klubi i Istras fitoi nga një vakuum ligjor dhe na paditi. Nuk e akuzoj lojtarin, pasi Çinari kishte lajmin se mund të firmoste me këtë skuadër dhe u gënjye nga mungesa e eksperiencës dhe nga dëshira e madhe për të luajtur jashtë. Kjo çështje u mbyll me një fund si në përralla, pasi ai u rikthye dhe ne fituam në derbi me golin e tij. Dëmshpërlim nga gjyqi? Kemi marrë lajmin e merkatos dhe nuk kemi pasur kohë për të parë këto aspekte juridike. Është e vështirë të marrësh lojtar cilësor në janar dhe këtë e dinë të gjithë”.

Lojtarët e kuq:  “Pa doreza fare them që dështimi i Partizanit sezonin e kaluar nuk erdhi për faj të lojtarëve. Faji ishte i stafit teknik dhe mospërshtatja e projektit. E vetmja gjë që më shqetësonte në fillim të sezonin ishte mungesa e lojtarëve për të dubluar rolet. Të gjitha mangësitë reflektohen edhe në lojën e Dajës, pasi lojtarët duhet të sakfrifikojnë shumë edhe në mbrojtje e për këtë arsye jemi skuadra që nuk kemi pësuar shumë gola. Që me hapjen e merkatos do të mendojmë për shënimin e golave, edhe pse jemi në vendin e dytë. Ferhan Hasani do të përmirësonte çdo skuadër dhe Partizanin gjithashtu”.

Notat: “Nuk mendoj se Vllaznia është pë notën 10, ndoshta për 8. Ne meritojmë notën 7. Kemi pasur ndeshje që kemi merituar notë më të lartë, por edhe notën 4, kur edhe mund të humbisnim ndeshjen.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency