Kategoria Superiore

Olsi Rama: Sormani kapiten që lë anijen të mbytet, koha për një trajner shqiptar!

Në një intervistë për Top Chanell, drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka treguar prapaskenat e largimit të trajnerit italian Adolfo Sormani nga të kuqtë në ditën derbit, duke hedhur dritë mbi një ngjarje që rrallëherë është dëgjuar të ndodhë në futbollin shqiptar, sidomos para një ndeshjeje si ajo mes të kuqëve dhe Tiranës.

DITA E DERBIT- “Ditën e mërkurë stërvitja u krye normalisht dhe në darkë u krye dhe marrja e tamponëve. Ditën e enjte stërvitja u shty tre herë, u zhvillua në orën 21:30 dhe i pyetëm futbollistët si ndiheshin, i matëm dhe temperaturën ata ishin në gjendje optimale dhe vendosëm të kryenim stërvitjen, seancë në të cilën stafi nuk mori pjesë pa komunikuar me drejtuesit, duhet ta them këtë gjë. Ditën e premte u munduam të vendosnim kontakte, por përsëri nuk pati kontakt me drejtuesit”.

PRANIA NË STOL GJATË DERBIT- “Zgjedhja për të qenë në stol ishte për t’i qëndruar pranë ekipit, më mbrapa ishte i parikuperueshëm raporti me stafin teknik, kështu që u gjet mënyra të ndaheshin rrugët tona”.

E VËRTETA E LARGIMIT TË SORMANIT- “Nëse do vinte në derën e Partizanit, sigurisht që do isha unë i pari që do i thoja se një kapiten që le anijen të mbytet dhe del për vete në breg nuk ka më moralin të jetë përsëri kapiteni i kësaj anije. Mori shpërblimin përsa i përket punës që kishte bërë deri në këtë moment dhe mund të themi që mori dhe një pagesë, i premë biletën me pak fjalë për të ikur në Itali”.

NGACIMIMI- Me pak ngacmim do thoja që nëse do kishte vërtet kaq frikë nga pandemia besoj se duke qenë koshient për të zbatuar rregullat, duhej të qëndronte në Shqipëri të kishte bërë 14 ditët e karantinës e pastaj të shkonte pranë familjareve të tij ai dhe stafi. Sigurisht që kemi nisur të mendojmë se kush janë opsionet, do shohim brenda realitetit shqiptar”.

KTHIMI I SKËNDER GEGËS?- Ai ka lënë përshtypje të mira padiskutim sepse është trajneri me të cilin Partizani doli kampion. Nuk përjashtoj asnjë pistë sepse të gjitha zgjedhjet që bëhen tek Partizani, janë zgjedhje dhe të presidentit dhe të drejtorit. Për momentin eksperimenti italian është i dështuar, kështu që nuk besoj se do të ketë afrime prej andej”, përfundoi Olsi Rama.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency