Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Olsi Rama tregon ç’ndodhi me Ligën: Libohova, i duhuri për ta nisur

Drejtori Sportiv i Partizanit, Olsi Rama, i pranishëm në mbledhjen e fundit të klubeve të Superiore, zbuloi për mediat disa nga detajet në lidhje me funksionimin e Ligës Profesioniste.

Çfarë u vendos në këtë mbledhje?

Ramë dakord që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë Liga.

Cilat ishin pikat për të cilat ratë dakord?

Nuk pati ndonjë vështirësi, kishim sjellë disa mendime në projektin e paraqitur, të cilat u diskutuan dhe u panë me vëmendje, sepse çdo gjë duhet të bëhet konform  rregullores së dispozitave të UEFA-s dhe të FIFA-s. Liga do të jetë një shoqatë e anëtarësuar në Federatë dhe të gjitha: statuti, akti i themelimit, janë dokumente që duhet të jenë konform të rregullores UEFA-s, sepse ne mund të duam të bëjmë gjëra ndryshe nga ç’janë dispozitat dhe nuk pranohen pastaj në instancat më të larta. U gjet një gjuhë e përbashkët për të pasur një organizim sa me eficient në të ardhmen.

Libohova ka qenë një propozim juaj?

Nuk ishte vetëm imi, ishte edhe i të tjerëve.

Klubet e kanë të vështirë ta drejtojnë vetë Ligën Profesioniste?

Libohova ka qenë i ngarkuar si nismëtar, në statutin e Ligës ishte parashikuar që të mos ketë persona nga klubet, për arsye se në situata apo në mjedisin ku ne jetojmë mund të krijonte një ngërç në raport me klubet e tjera dhe, duke qenë se është një person që e njeh futbollin, ishte propozimi më i natyrshëm për të filluar këtë punë.

A mund të dimë cilat kanë qenë amendamentet që keni propozuar?

Në përgjithësi kishin të bënin me garantimin e një Lige që do të funksiononte në mënyrë sa më të pavarur nga Federata, duke marrë parasysh ato kanale që e lidhin më Federatën. Eshtë komisioni i arbitrave, i cili sipas propozimeve që u bë do të ketë input nga Liga, pastaj në raport me Komisionin e Disiplinës dhe të Apelit, këto janë gjëra që do të sqarohen më mbrapa në marrëveshjen që Liga do të bëjë me Federatë.

Çfarë ndodh me listën e arbitrave, do propozohet nga Liga apo do të jetë propozim i Federatës?

Shoqata e arbitrave është e pavarur, arbitrat duhet të certifikohen, duhet të kalojnë të gjitha kategoritë që ju i dini shumë mirë. Ideja është që Liga të ketë inputin e vet, duke caktuar disenjatorin, që do të caktojë arbitrat për ndeshjet e Ligës.

Çfarë ndodh me të drejtën televizive, sepse me sa dimë, kontrata aktuale është 3 ose 4 vjeçare?

Një nga gjërat kryesore të organizimit të Ligës është ideja për të marrë të drejtën komerciale dhe e drejta televizive është një nga ato për arsye. Të mos jetë thjesht Superliga, por të jetë një sponsor gjeneral që do ndihmonte në arkën e çdo ekipi. E drejta televizive është e firmosur nga Federata do të transferohet, akoma nuk e di juridikisht se cilat mund të jenë kompetencat e Ligës për t’u diskutuar në kontratë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...