Kategoria Superiore

Olsi Rama tregon “sekretet” e Partizanit: Titull i papërfolur, futbolli fitohet…

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ishet i ftuar në “Wake up”, në Top Channel, ku analizoi gjatë sezonin e Partizanit, kundërshtarët, duke theksuar se kënaqësia më e madhe e fitimit të titullit lidhet më faktin se është më i papërfoluri në vitet e fundit.

Titull i papërfolur: Ka qenë kampionat interesant, komplimenti më i bukur që kam marrë unë dhe presidenti është se ky kampionat ka qenë më pak i kontestuari në vitet e fundit. Të gjitha ekipet ishin në lojë, nuk ka pasur ndeshje të lehta. Kukësi ishte rivali direkt që në fillim, pasi ishin ndjekësit më të afërt. Skënderbeu nuk ishte në vitin më të mirë, Teuta pati një rritje. Gjithsesi, nuk harroj të them që ndeshjet tona më të vështira kanë qenë me Laçin dhe Kastriotin, disa ekipe që nuk bëjnë pjesë në pjesën e sipërme të kampionatit. Ato i kanë dhënë një ngjyrim shumë të bukur kampionatit. Laçi ka një ekip që luan në një mënyrë prej vitesh, ka djem të rinj, entuziazëm, një ekip që gjithmonë organizohet mirë në fazën mbrojtëse, nuk të lë hapësira. Këto janë disa elementë që e bëjnë Laçin të vështirë jo vetëm brenda fushës së vet, por edhe jashtë fushe.

Titulli i fituar pa një goleador: Futbolli ka treguar që fitohet edhe pa sulmues. Spanja ka fituar Botërorin pa një sulmues të mirëfilltë. Ne kemi pasur një treshe që me teknikën e tyre krijojnë panik te kundërshtari. Në një moment Mala, Bardhi dhe Asani e ngritën shumë ekipin, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është sulmues tipik.

Krahasimi me Liverpoolin: I shkon edhe ngjyra e kuqe, entuziazmi dhe lufta sportive që tregojnë. Pa dyshim i ekzagjeruar si krahasim, por le ta marrim të tillë për shpirtin e garës dhe dëshirën që kanë pasur për të treguar që jemi dhe ne, jemi faktorë dhe do të fitojmë. E shoh tek ata djem dhe shpesh ka qenë entuziazmi i tyre që ka na tërhequr, mua edhe klubin, që të shpenzojmë më shumë kohë.

Marrëdhënia me lojtarët: E them që ndeshjet nuk fitohen të shtunën apo të dielën, por gjatë kohës që stërvitesh. Fitohen me mënyrën se si komunikon dhe sillesh jashtë fushës. Vlerat që një ekip të fitojë gjatë janë respekti, disiplina dhe rregulli. Ne këtë e kemi bërë në njëfarë mënyre. Kur marr një lojtar, veç aspektit teknik, që e vlerëson stafi, dua të shoh çfarë karakteri ka, si është histori e tij në ekipet ku ka qenë. Për ata që luajnë në Kosovë e Maqedoni pyesim shokë të tyre, pra gjendet informacioni për ta. Për të tjerët mundohemi të mësojmë sa më shumë, qoftë duke parë sjelljen në fushë. Është një jetë që bëjnë me njëri-tjetrin dhe kjo është diçka që nevojitet.

Merkato e janarit: Fokusi kryesor ishte që të merrnim lojtarët më të mirë, që të shtonim një vlerë. Vlera nuk ishin thjesht individët, grupi ishte forca jonë dhe duhet të merrnim elementë që të integroheshin. Patëm durim me Dilaver Dukën, që i tregoi vlerat në ndeshjet e fundit, pasi arriti formën. Presim që dy nga lojtarët e rinj që na janë dëmtuar të na kthehen për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Kombëtares: Mendoj që trajneri i ri ka një bagazh dhe eksperiencë shumë të madhe. Besoj që do të arrijë të integrojë më mirë elementët. Jam ndjekës i kampionatit italian dhe mënyra e tij e lojës kam përshtypjen që do t’i përshtatet kombëtares sonë. Kam shpresë që me një seleksionim të mirë do të marrim rezultatet e duhura.

Akuzat jashtë fushe: Jam shumë indiferent ndaj asaj që thuhet në media. Jam shumë i qetë në ndërgjegjen time dhe e di si sillem dhe se çfarë bëj. Këto janë disa gjëra që i kaloj me një buzëqeshje në përgjithësi. Nuk mund ta lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time.

Marrëdhënia me vëllain (Kryeministrin): Ne kemi një jetë bashkë dhe e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta. Personalisht, kam bërë një pakt, që për kohën e limituar që ai ka, sepse është jashtëzakonisht shumë i zënë, nuk do ta shqetësoj as unë me problemet e tij politike, as ai me problemet e mia të sportit. Megjithëse ai është tifoz vetë, por thotë që nuk e ndjek kampionatin shqiptar. Në stadium nuk kemi parë ndeshje bashkë. Kemi të përbashkët pasionin për Juventusin dhe Italinë. Kemi luajtur basketboll bashkë. Unë vijoj dhe luaj, të paktën një herë, dy herë në javë kur kam kohë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency