Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Onana: Jam pasionant, United s’më mori vetëm pse luaj mirë me këmbë

Vetëm një vit zgjati aventura e Andre Onanas në Serie A. Portieri kamerunas u paraqit shumë mirë me Interin, ndërkohë që në verë u transferua te Manchester United për 52 mln euro + bonuse.

“Gardiani” afrikan nuk është përshtatur siç duhet tek ekipi anglez, teksa po përballet me kritika pas gafave të para. Në konferencën për shtypin përpara duelit të Championsit kundër Bayernit, 27-vjeçari iu rikthye edhe shpërthimit ndaj Harry Maguire.

Unë jam shumë pasionant, kërkoj shumë nga shokët e skuadrës dhe mbrojtësit. Por ne jemi shumë të bashkuar. United është një klub fantastik dhe shumë i madh.

Lexoni edhe:

Po përpiqem të jap më të mirën time. Fillimi i sezonit nuk ka qenë i lehtë, por jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë në vazhdim. Nuk mendoj se ndodhem këtu vetëm për faktin që luaj mirë me këmbë.

Maguire? Harry është me të vërtetë një djalë i mirë, kam një marrëdhënie të mirë me të. Bisedojmë me njëri-tjetrin. Pastaj, çfarë ndodh në fushë mbetet aty”, përfundoi Onana.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...