Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Operacioni “fshesa”, Barcelona synon të ulë ndjeshëm faturën e pagave

Bilanci financiar i Barcelonës nuk është aspak i mirë, pasi vitet e fundit klubi ka kryer transferime vërtetë të kushtueshme dhe për më tepër, ka një nivel pagash mjaft të lartë në organikë, ndaj edhe po programohet një operacion “fshesa”.

Përveç rinovimit të skuadrës pas një sezoni të dështuar, me largimin e disa futbollistëve që janë prej vitesh aty, klubi katalan synon të ulë ndjeshëm shifrën që shpenzon për të paguar lojtarët çdo sezon.

Kështu me largimin e Rakitiç dhe Arthur, por edhe ikjen e pritshme të Vidal, klubi i Barcelonës ia ka dalë të ulë me 40 milionë euro faturën vjetore të pagave, ndërsa nëse nga skuadra do të largohen edhe Messi e Suarez, kjo shifër do të ulet edhe me 120 milionë euro të tjera.

Gjithashtu nga klubi pritet të largohen edhe futbollistë të tjerë si Coutinho e Dembele, që përveçse do të sillnin para kesh në arkat e klubit, do të ulnin faturën e pagave edhe me të paktën 50 milionë euro të tjera.

Sipas llogarive të mediave pranë klubit katalan, në fund të merkatos së vjeshtës drejtuesit e Barcelonës synojnë të ulin me të paktën 120 milionë euro faturën e shpenzuar për pagat, shifër kjo që mund të shkojë më tepër se 200 milionë euro, nëse largohet edhe Messi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...