Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Operacioni kaloi me sukses, rikthimi i rëndësishëm te Ferrari

Fundjava e tretë e Kampionatit Botëror të Formula 1 është planifikuar për datat 22 deri në 24 Mars. Gara e radhës do të jetë ajo e “Albert Park” në Melburn (Australi).

Te Ferrari janë të sigurt se do të rikuperojnë në krahasim me startin e sezonit. Carlos Sainz humbi garën në cirkuitin e Jeddah (Arabia Saudite) për shkak të një operacioni në apendicit.

Spanjolli u zëvendësua nga piloti i tretë i të kuqve, Oliver Bearman. I cili, megjithëse me pak përvojë, mundi të kalonte vijën e finishit në vendin e shtatë në Arabi, duke sjellë pikë për skuderinë italiane.

Lexo edhe:

  1. Publikohet lista e Kombëtares, KATËR të rikthyer dhe NJË emër surprizë
  2. Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
  3. VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos
  4. Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit
  5. Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Sipas medieve iberike, Sainz e ka kaluar situatën delikate ku ishte dhe është i gatshëm të rikthehet në pistë. Madje, siç bëjnë me dije të njëjtat burime, 29-vjeçari ka planifikuar mbërritjen më herët se të tjerët në kontinentin e largët.

Me qëllimin për t’u përshtatur më mirë atje, dhe gjithashtu për të testuar gjendjen e tij fizike. Ky sezon i Formula 1 ka nisur në mënyrën më të mirë për kampionët në fuqi të Red Bullit.

Që në të dy garat e para ka parë si fitues dhe vend të dytë pilotët e tij, Max Verstappen dhe Sergio Perez.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...