Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Operacioni “Prisma”, prokuroria do marrë në pyetje 13 lojtarë të Juventus

Pas Paulo Dybalas, i cili u mor në pyetje për tre orë nga prokuroria në Torino si pjesë e hetimit “Prisma”, që lidhet me pagat e pezulluara dhe parregullsi menaxheriale, të tjerë lojtarë të Juventus do të merren në pyetje për të njëjtën arsye.

Lojtarët që janë ende pjesë e Juves dhe që kanë nënshkruar marrëveshjen për pagat e pezulluara janë Chiellini, Bonucci, Szcznesy, De Sciglio, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrato, Rugani, Rabiot, Pinsoglio, Bernardeschi, dhe Dybala.

Llogaritë e kompanisë po hetohen, pasi dyshohet për një kontabilitet të rremë dhe një sërë parregullsish menaxheriale dhe administrative.

Sipas raportimeve të medieve italiane marrja në pyetje do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Të gjithë lojtarët dhe trajneri i sezonit 2019-2020, Mauricio Sarri, te Juventus, janë pjesë e këtij hetimi.

Disa përgjime të bisedimeve ndërmjet zyrës ligjore të klubit dhe disa përfaqësuesve të lojtarëve kanë nxjerrë se ekzistojnë disa akte garancie si dhe mbajtja e dokumenteve konfidenciale jashtë selisë së klubit dhe më pas ato janë shkatërruar.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...