Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Operohet Arthur, Allegri mbetet pa regjisorin

Javë vendimtare për mesfushën e Juventusit. Nëse nga njëra anë drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me Sassuolon për blerjen e Locatellit, nga ana tjetër Allegri do të duhet të fillojë sezonin pa regjisorin e tij. Braziliani Arthur është operuar në gju dhe do të duhet të qëndrojë jashtë të paktën tre muaj. Klubi i Juventusit ka njoftuar se ndërhyrja ka qenë krejtësisht e suksesshme dhe mesfushori do të nisë terapitë për rikuperimin.

Arthur iu nënshtrua një operacioni në këmbën e tij të djathtë. Ndërhyrja u konsiderua e suksesshme dhe koha e shërimit do të jetë rreth 3 muaj, siç thuhet në njoftimin për shtyp.

Sa i përket merkatos, marrëveshje me Sassuolon për Locatellin ka ngecur, me Arsenalin që ka ofruar 45 milionë euro, por vetë futbollisti dëshiron të presë edhe pak. Marrëveshja nuk është e afërt, por palët do të takohen përsëri në ditët në vijim për të gjetur një zgjidhje, pasi Locatelli synon me çdo kusht Juven.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...