Mesfushori algjerian i Milanit, Ismael Bennacer iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë paraditen e të martës në Lion të Francës, duke mbyllur para kohe vitin 2023.
Lajmin për operacionin e ka dhënë vetë klubi i Milanit nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku shpjegohet se tashmë Bennacer do të qëndrojë pushim, për të rinisur më vonë edhe fazën e riaftësimit.
Klubi kuqezi thotë në komunikatë se për rikuperimin do të duhen rreth 6 muaj, megjithatë një precedent i mëparshëm me ish-mesfushorin Bonaventura, ka zgjatur plot 8 muaj.
Lexo edhe:
- Ish-sulmuesi italian ‘provokon’ Milanin: Nuk fitojnë as ndaj të rinjve të Interit
- Zyrtare/ Bielsa rikthehet në pankinë, firmos me përfaqësuesen e njohur
- I pakënaqur te Reali, mbrojtësi kërkohet nga dy klube londineze
- Pochettino me sytë nga Italia për sulmin, dy janë alternativat
E nëse e njëjta kohë do t’i duhet edhe Bennacer, atëherë mesfushori algjerian do të rikthehen në fushë vetëm në fillim të vitit 2024 për të dhënë sërish kontributin e tij me fanellën kuqezi.
Bennacer është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Milanit dhe titullar i padiskutueshëm, teksa u dëmtua pikërisht të mërkurën e kaluar në derbin ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
