Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Operohet Russell Westbrook, rrezikon fillimin e sezonit në NBA

Basketbollisti i Oklahoma City Thunder, Rusell Westbrook, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e djathtë. Sipas mediave amerikane, kjo ishte një procedurë “mirëmbajtjeje” për Westbrook, pasi lojtari kishte ndier dhimbje në gjur. Doktorët do ta rivlerësojnë organizatorin pas katër javësh, në mënyrë që të shohin nëse ai do të jetë gati të luajë për Thunder. Me shumë mundësi, lojtari nuk do të jetë gati për fillimin e sezonit, por, gjithsesi, asgjë nuk është e sigurt.
Pas largimit të Kevin Durant, Westbrook ka qenë gjithmonë lojtari kryesor për Oklahoman, e që prej sezonit 2015-2016 ai ka munguar në total vetëm në 5 ndeshje për ekipin e tij.
Edhe në rast mungese të kapitenit të saj, tranjeri i Thunder, Billy Donovan, ka një organizator zëvendësues shumë të mirë si Dennis Schröder, ndërkohë që ylli tjetër i ekipit, Paul George, mund të marrë më shumë përgegjësi në organizimin e lojës.
Ndeshja e parë për Oklahoman, do të jetë më datë 16 tetor, ditën hapëse të sezonit 2018-2019, kundër kampionëve të Golden State Warriors.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...