Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Optimizëm në kampionatin italian, bëhet gati protokolli për rikthimin e tifozëve

Pavarësisht skepticizmit të madh dhe shtyrjes disa herë të miratimit të protokollit, Seria A u rikthye në fushë në mesin e muajit qershor, në stadiume me dyer të mbyllura dhe që atëherë gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte.

Pikërisht për këtë arsye, në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Ligës është propozuar hartimi i një protokolli që do t’i hapte udhë pranisë së tifozëve në stadiume, natyrisht me rregulla të përcaktuara qartë.

Bëhet fjalë për një protokoll që pritet të miratohet këto ditë dhe të dorëzohet në Federatën e Futbollit, ku presidenti i saj Gabriele Gravina do të provojë më pas të bindë institucionet qeveritare që të pranojnë hapjen e dyerve të stadiumeve.

Sipas planit synohet një hapje graduale, fillimisht me një numër minimal të pranishmish, që do të zbatojnë edhe rregullat strikte të përcaktuara në protokoll dhe më pas me shtimin e tifozëve në shkallët e stadiumit, në mënyrë graduale.

Fakti që nuk ka pasur asnjë problem gjatë këtyre javëve, i ka bërë optimistë klubet e kampionatit italian se do të mund të rikthejnë tifozët në shkallët e stadiumit brenda këtij sezoni, për të synuar normalitetin me sfidat e sezonit të ri.

Për më tepër, edhe Italia, që dikur ishte vendi më i prekur nga koronavirusi me mijëra raste të reja çdo ditë, tashmë ka gjetur stabilitet dhe ka rënë në shifra lehtësisht të menaxhueshme nga autoritetet shëndetësore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...