Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ora 13:30, Drita kërkon “shkëlqimin” ndaj Drenicës, sfida mbijetese në Ferizaj e Prizren

Transmetimet e së premtes në SuperSport të dedikuara thuajse tërësisht për futbollin mbarëshqiptar. Sigurisht që vëmendjen kryesore e merr derbi i kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana-Partizani, por në ekranin e SuperSport do të përcillen drejtpërdrejt emocionet e tri sfidave të sotme të IPKO Superligës së Kosovës. Tri përballje mjaft interesante, të gjitha në orë 13:30, ku luhet përgjithësisht për t’iu larguar zonës së rënies nga kategoria.

Në Gjilan skuadra e Dritës, me shumë ulje-ngritje dhe ndryshime në pankinë në këtë sezon, pret Drenicën, në një sfidë ku fitoja për vendasit është detyrim. “Intelektualëve” ua imponon suksesin renditje, pasi kanë 26 pikë, vetëm një më shumë se zonë play off. Në fakt, edhe Drenica nuk është në një pozicion më të mirë, pasi diferenca prej vetëm 1 pikë (27) nuk do të thotë asgjë, ose më saktë konsiderohet e papërfillshme.

Surpriza e ndeshjeve të para, pas pauzës dimërore, Ballkani, do të tentojë fitoren e radhës në fushën e Ferizajt. Një ndeshje që për vendasit duhet fituar patjetër, ndryshe mbijetesa do të shndërrohej në një mision shumë të vështirë për t’u arritur.

Tjetër ndeshje interesante do të luhet në Prizren, aty ku Liria do të presë Gjilanin, me synimin e vetëm fitoren. Prizrenasit kanë pësuar tri humbje radhazi në IPKO Superliga dhe është moment për t’i dhënë një shkelm krizës, që situata të mos precipitojë në një drejtim të pakthyeshëm. Nga ana tjetër, “Skifterët”, edhe pse renditen në vend të katërt me 28 pikë, e kanë të qartë se situata mund të përmbyset shumë shpejt në renditje nëse nuk ruhet vazhdimësia e rezultateve pozitive.

 

Sot, ora 13:30

Drita – Drenica

Ferizaj – KF Ballkani

Liria – Gjilani

E shtunë, ora 13:30

Kek-U – KF Feronikeli

KF Llapi – Prishtina

Flamurtari – Trepca 89 (Ora 17:00)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...